Lajme

Albulena Haxhiu e paditë Milaim Zekën

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 03 April 2020

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do ta padisë ish- deputetin Milaim Zeka.

Lajmin e ka bërë publik, këshilltari i Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu.

“Për këtë deklaratë shpifëse, ministrja Haxhiu, të hënën do të dorëzojë padinë për shpifje ndaj deklaratës së z. Zeka. Shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe për të njëjtat shpifësit duhet të marrin përgjegjësi juridiko civile në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Ditë më parë në një studio televizive ish-deputeti Milaim Zeka ka deklaruar rrejshëm se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar me prokurorë nga zyra e prokurorit të specializuar kinse me qëllim të “veprimit”. Një deklaratë e tillë është e pavërtetë dhe shumë tendencioze.

Për këtë deklaratë shpifëse, ministrja Haxhiu, të hënën do të dorëzojë padinë për shpifje ndaj deklaratës së z. Zeka. Shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe për të njëjtat shpifësit duhet të marrin përgjegjësi juridiko civile në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera