Lajme

Albulena Haxhiu dërgon një letër në Hagë, kjo është kërkesa e saj

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 14 February 2020

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Konferenca e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Privatë për të shqyrtuar mundësit e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë institucion.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë nga Ministria e Drejtësisë, shkruan Gazeta inFokus.

“Përmes këtij anëtarësimi, por bazuar edhe në përvojën në anëtarësimet në konventat e këtilla, Ministria e Drejtësisë është e bindur se një gjë e tillë, do të mundësonte zbatimin e unifikuar të konventave ndërkombëtare në çështjet  e së drejtës ndërkombëtare private, si dhe do të lehtësonte qasjen në platforma dhe instrumente multilaterale që kanë të bëjnë me këtë fushë”, thuhet në këtë komunikatë.

-Advertisement-

Sipas, kësaj komunikate për shkak të mos anëtarësimit në Konferencën e Hagës, është vështirësuar zbatimi i së drejtës në çështjet që lidhen me rrëmbimin ndërkombëtar të fëmijëve, në aspektin civil, si dhe në konteste  familjare dhe trashëgimore për qytetarët e Republikës së Kosovës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera