Lajme

Albulena Haxhiu bëhet me këshilltar

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 29 March 2021

Genc Nimoni, njëri nga zërat me të fuqishëm të shoqërisë civile në Kosovë, do të jetë pjesë e ekipës së kabinetit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut. Ai ka kontribuar për vite me radhe në fushën e drejtësisë dhe së fundmi në procesin e hartimit të dokumentit të vettingut.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka emëruar Genc Nimonin, Këshilltar Politik dhe Shef të Kabinetit të saj. Nimoni është njëri ndër personat më të zëshëm të shoqerisë civile në Kosovë, kundër korrupsionit, keqpërdorimeve dhe padrejtësive në vend.

Nimoni ishte pjesë e shoqërisë civile për më shumë se 10 vjet duke kontribuar në fusha dhe projekte të ndryshme por me theks të veçantë në fushën e drejtësisë, shkruan Insajderi.

-Advertisement-

Ka punuar për disa vjet në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (Birn) si shef i zyrës ligjore dhe koordinator i projektit të monitorimit të Gjykatave. Ka qenë drejtor i Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe organizatës KOMF. Nga viti 2016 i është bashkuar organizatës ÇOHU.

Genc Nimoni, ka qenë pjesë e grupit punes për reformën në drejtësi. Ai është njëri ndër hartuesit e dokumentit me të synohet të kërkohet llogaridhënie në sistemin e drejtësisë. Ministria e Drejtësisë e ka prioritet vettingun.

Nimoni Magjistraturën në Sundim të Ligjit dhe Qeverisje të Mirë si dhe Specializim në Pedagogji Ligjore i kreu në Ohio Northern University. Studimet bachelor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit, është votuar javën e kaluar nga 67 deputetë. Albulena Haxhiu do të drejtoj njërën nga ministritë më të rëndësishmë të kësaj qeveria, atë të Drejtësisë. Zëvendësministër i këtij dikasteri është emëruar Blerim Sallahu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera