Lajme

Albulena Haxhiu akuzon Nisman për pazare me Listën Serbe

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 13 November 2019

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka treguar që Lista Serbe nuk është ankuar në Gjykatën Supreme.
Madje Haxhiu ka akuzuar udhëheqësit e Nismas ku sipas sajë këta të fundit kanë bërë pazare me Listën Serbe, shkruan gazeta inFokus.

“Sot kuptova që Lista Serbe nuk është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it.
A thua pse?
Limaj e Sherifi, para se të shpifin kundrejt Lëvizjes, le të na tregojnë pazarin që e kanë bërë me Listën serbe.
Kot e keni. Pazari nuk kalon “, ka shkruar Haxhiu /Gazeta infokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera