Sport

Albion Rrahmani raportohet se po transferohet në Sparta Praga për 5 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 17 August 2024

Ish-golashënuesi i Superligës së Kosovës në futboll, Albion Rrahmani, do të jetë përforcimi i radhës i Spartës së Pragës.

Digisport në Rumani ka raportuar se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, është transferuar për 5 milion euro nga Rapidi i Bukureshtit, në kryeqendrën e Çekisë.

Pos kësaj, klubi rumun do të përfitojë edhe 15% na shitja e parë që Sparta ia bën futbollistit.

-Advertisement-

Po kaq përqindje ka edhe kampioni i Kosovës, Ballkani, që do të përfitojë rreth 750 mijë euro nga shkuarja e Rrahmanit prej Rapidit në Pragë.

Suharekasit kishin përfituar edhe 600 mijë euro kur e arritën marrëveshje për kalimin e  Rrahmanit në Bukuresht, njofton Klankosova.tv.

Futbollisti llapjan qëndroi për dy sezone te kampionët e Kosovës, duke fituar dy herë titullin kampion me Ballkanin, bashkë me suksesin historik në arenën ndërkombëtare.

Te Sparta e Pragës, Rrahmani bashkohet me ish-bashkëlojtarin e sukseseve të mëdha në Kosovë, Ermal Krasniqin, teksa skuadra e tyre tani është afër kualifikimit në grupet e Ligës së Kampionëve, meqenëse gjendet në fazën e PlayOff-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera