“Albini e ka pranu Asociacionin, vetëm është duke bërë kalkulim elektoral”

Autori: Gazeta inFokus
09:00 | 01 February 2023
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, deklaroi se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por sipas tij, vetëm është duke bërë kalkulim elektoral.
Sipas Beqës, kryeministri nuk po i përmbahet premtimeve që i ka thënë sa ishte në opozitë, e tani sipas tij, Kurti duhet të gjejë një rrugë.
I ftuar në emisionin” Info Nata”, deputeti i PDK-së, theksoi se marrëveshja e Asociacionit nuk është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës, ashtu siç po pretendon Qeveria sepse sipas tij, këtë po e vërtetojnë edhe deklarimet e ndërkombëtarëve në këtë rast ShBA-ja dhe BE-ja.
“Unë mendoj që këtë rast marrëveshja si Asociacioni duhet të jetë në frymë të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk mund të themi që nuk është, thjeshtë edhe deklarimi i miqve ndërkombëtar është që të jetë në kuadër të Kushtetutë së Kosovës. Por ajo nuk hyn në fuqi pa e marrë një veprim në këtë rast Qeveria e Kosovës dhe ekzekutivi nuk duhet të votojë një statut i cili është në kundërshtim me Kushetutën. Dhe ne inkurajojmë që të bëjë një veprim në harmoni me Kushtetutën”, tha Beqa.
Madje ai tha se kauzat e kryeministrit Kurti sa i përket kundërshtimit të Asociacionit janë falco, kjo sepse siç tha ai, po të donte kryeministri ta rrëzonte këtë marrëveshje ai do ta sjellte në Kuvend që të votohej. Por Beqa tha se Kurti nuk po e bën këtë sepse tashmë ai e ka pranuar këtë marrëveshje.“Albin Kurti, unë mendoj që i ka kauza falco të tij, sepse unë mund të them nëse ky me të vërtetë kish dashtë më e rrëzu këtë marrëveshje e kish pru në Parlament, i ka 51 për qind edhe unë e kisha votu personalisht ta rrëzoj këtë marrëveshje. Por ai nuk e ka seriozisht, unë mendoj që ai e ka pranu Asociacionin vetëm është duke e bërë një kalkulim, është mendim i imi. Mendoj që e ka pranu Asociacionin por është tu bë kalkulim në periudhën kohore, a me shku në Asociacion para zgjedhjeve, a me shku në zgjedhje është duke bërë kalkulim elektoral”, tha tutje Beqa.

Të tjera
-
Stano: BE-ja së shpejti bashkë me palët do të nisin zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
“Kosova dhe Serbia kontraktualisht janë të obliguara që ta zbatojnë marrëvesh...
-
“Range Roveri” me të cilin u krye sulmi ndaj Top Channel i ishte vjedhur një kosovari gjatë pushimeve
Policia shqiptare ditën e sotme ka bërë të ditur se vetura e tipit “Range Rov...
-
Britania dhe Polonia do të ndërtojnë fshatra të përkohshme në Ukrainë
Britania e Madhe dhe Polonia do të ndërtojnë dy fshatra të përkohshme në perë...
-
Plumbat ndaj Top Channel/ Policia zbardh dinamikën, 100 mijë euro shpërblim për kapjen e autorëve
Policia e Shqipërisë ka dalur me njoftim të ri pas sulmit me armë në Top Chan...
-
Dërgohen në mbajtje personat e dyshuar për tentim vrasjen në Graqanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të identifikojmë personat e dys...
-
Krerët e shtetit homazhe në Izbicë, Osmani: Liria erdhi falë viktimave dhe luftës së drejtë të UÇK-së
Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në komp...
-
Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albulena Haxhiut: Në vend se të skuqet, sulmon Gjykatën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar dorëheqjen e minsitres së ...
-
Rusia dështon ta kalojë propozimin në OKB për të hetuar sulmet e Nordstream
Rusia nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme të hënën në Këshillin e Sigur...
-
Deputeti i VV’së thotë se opozita po bën huqje të madhe: Po dëshirojnë të barazojnë punën e Kurtit me të bëmat e tyre
Deputeti i VV’së, Agon Batusha ka folur rreth kritikave të dy partive opozita...
-
Haradinaj: Në masakrën e Izbicës, armiku nuk e kurseu as Dafinën 6 muajshe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar se...
-
Von Cramon: Deklaratat e Vuçiqit pas marrëveshjes në Ohër, u pritën shumë keq në BE
Deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE) Viola von Cramon ka thë...
-
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim
Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në përçues elektrikë dhe në ...