Opinione

Albin lëre rehat Shqipërinë

Autori: Shpend Gjocaj 10:06 | 27 April 2021

Albin secili shqiptar ka të drejtë ta don Shqipërinë por asnjë shqiptar nuk ka të drejtë ta trazoi atë.Shqipëria mjaft e ka politikën e saj të shthurur pa iu bërë barrë edhe ti.

Albin nga pozita që je ti nuk ke asnjë të drejtë ta bësh opozitën dhe rivalitetin në një shtet tjetër.Ke mjaft punë për të bërë në Koosvë.Pse po e përçan’ kombin,kujt i duhet kjo? Çka ndodh nëse Edi Rama të shpall’ person të padëshirueshëm në Shqipëri?

Pse s’po guxon ta bësh të njëjtën lojë me Kososvën Lindore ose me Malin e Zi? Albin në Iliridë i fute hundët dhe shqiptarët atje janë pikë e pesë.Albin a është sëmundje dëshira jote që i kalon të gjitha egot njerëzore? Dëshirë për të rishkruar historinë ku çdo gjë fillon dhe mbaron me ty.Dëshirë për ta futur në sirtar “Ismail Qemalin” dhe për ta kapërcyer “Skenderbeun”. Dëshira për t’u bërë baba i kombit.Albin e ardhmja jote në histori ka dy rrugë: Te turpit dhe të krenarisë,kujdes ne cilēn hyn.Ke për ta ngrën vet atë që gatuan.Albin ti je vetëm “revolucionar” ti din ta bësh vetëm opozitën e egër,ti e ke pushtetin po s’din ta mbash’ atë e popullin don ta ngulfatësh.

Albin dashuria ndaj atdheut është ndryshe nga kjo e jotja krejt ndryshe.Nuk është atdhedashuri populizmi,folklorizmi,kauza e rrejshme,mashtrimi.Je shumë kontravers…
Albin të gjithë shqiptarët e duan bashkimin kombëtar dhe ti e din fare mirë që një gjë e tillë pa “aminin” e Amerikës nuk mund te ndodh kurrë bash kurrë.Ather pse po i mashtron popullin.Albin ti ke thënë që s’do të ndodh pavarësia e Kosovës por Amerika deshti dhe u bë.Ti ke thënë që s’do të bëhet ushtria por Amerika tha të bëhet dhe u bë edhe pse bota ishte kundër por bota nuk bën sa Amerika…Albin edhe bashkimi kombëtar ka me ndodh por kur Amerika thotë:Po!
Albin a është hakmarrje sjellja jote ndaj popullit? Në fushatë i bēje dyqind veta në një odë të burrave,pas fushate i “burgose” e në të njëjtën kohë ti bashkë me zagarët tu shkuat në Shqipëri të bëni fushatë dhe protesta.

Shkuat me paratë e shqiptarëve ti perçani shqiptarët. Protesta keto qesharake,nje ministër i nje shteti tjetër e quan qeveri tradhetare qeverinë e një shteti tjetër (flasim kushtetueshmerisht). Albin vet u vaksinove i pari ,popullin i le pa vaksina.Albin prioritet i yti kanë mbetur shkarkimet dhe emërimet por jo pandemia dhe ekonomia. Albin ti je shumë më i mençur se mbështetësit tuaj primitiv’ që thonë populli populli populli,ti e din qe mbështetjen nga populli e ke vetëm 22%. A po i hakmerresh popullit për këtë? 57% nuk kanë dalur fare në zgjedhje që do të thot të kanë mohuar edhe ty si të tjerë. 43% kanë dalur në zgjedhje dhe gjysma e tyre kanë qenë kundër teje.Albin ti nuk ke fituar por ata kanë humbur.

Ata e kanë merituar humbjen ti s’e ke merituar fitoren.Mbaje mend votat e 14 shkurtit i ke parë për herë të parë dhe të fundit.Nuk i sheh më sepse nuk e ke Isa Mustafen që me idiotizmat e tij me të mbështetur indirekt.Nuk është më Hashim Thaçi për ta mbajtur flamurin e “t’kqiave” dhe nuk i ke më t’paknaqurit e partive tjera te cilet të votuan për të provuar edhe ty sepse tashmë veç të provuan. Albin ti nuk je puntor ndoshta edhe s’din të punosh sepse puna jote e parë është si Kryeministër në moshë të pjekur (45 vjecar).Albin ti ndoshta edhe e don atdheun por nuk mund t’i tregosh një luftëtari që sot është pa dor’ ose këmbë se si duhet atdheu.Albin ty kurrë nuk të kanë kërcitur zorrët nga uria,ti kurrë nuk ke fjetur nën qiell të hapur,ti kurrë nuk e ke kërkuar vdekjen me ardh sepse të janë ngrirë duart në armë e nofullat s’të janë hapur më.Albin ti kurrë s’e ke mbajtur flamurin nē beteja veçse në zyrë.

 

Albin ti kurrë s’i ke zbathur çizme qorapë dhe lëkur’ të këmbëve njëherësh.Ti kurrë s’ke derdhur lot’ dhimbjeje se kurrë s’ke humbur askend të familjes,s’të janë vrarë shokët para këmbëve,s’e ke shpenzuar kurrë fashen tënde të fundit për t’a shpëtuar tjetrin,kurrë s’ka dhënë shpirt askush në duart tuaja… Albin ti je populist,folklorist,kontravers dhe përçarës.Ti nuk i duhesh atdheut ne krye. Albin mos i mbyll mercenarët tu me nga katër orë në dhoma të errëta që me detyrim të shikojnë dokumentare irlandezoangleze për t’i motivuar si shkohet te flijimi për kauza sepse këta janë vëllëzër për dallim nga të parët.Kauzat tua janë të rrejshme,kthjellu parase historia ta vëj mallkimin e saj mbi ty. Albin ku je nisur me Veton Surroin?

Kthehu mbarë ka atdheu dhe harroje Surroin e Sorosin. Popullit ke për t’iu dhimbsur nje dit’. Albin është e ndershme t’I tregosh popullit pse e pengove simbolin e rezistencës të madhin Adem Demçi të bëhej kryetar i Kosovës. Tregoju që iu the mercenarëve tuaj se Kosova ndodhet ne shkallën e shtatë të rrezikshmërisë e nëse Demaçi vjen në krye të shtetit rrezikshmeria zbret në shkallën e pestë e ne nuk vijmë në shprehje andaj duhet quar Kosovën në shkallën e dhjetë dhe kur pëlcet ne jemi aty,E bëtë këtë dhe erdhët pra.Turp! Albin nuk prezentohet morali politik me Mimoza Kusarin njeriu ndër më të pamoralët në politikë,njeriu që valle pa hyrë e kërcyer s’ka lënë.Ajo të gjitha mund t’i ketë përveç moralit… Si munde me i bashkuar në kauzat tuaja të bijt e udbashëve me ata të atdhetarëve? Albin si nisesh në dialog me Serbinë pa plan,pa program pa asgje? Albin cka po të duhet rikomunikimi me UNMIK-un kur per fatin tone të mirë ishte ndërprerë prej kohësh? Albin përçares kombëtar të përmasave tuaja nuk njeh historia jonë!

PS
Nga përvoja ime e kaluar që kam perjetuar sharje,fyerje,lincime,epitete ndër më të ndryshmet sot iu drejtohem të gjithë mercenarëve të VV-se që parase të më shani dijeni se jam luftëtar i lirisë,dijeni që nëna ime ka ushqyer me qindra çlirimtarë,dijeni se Albini nuk është shpëtimtari dhe se kush mendon ndryshe nga Ai është tradhëtar,është me listen serbe,është hajn etj.
Dhe krejt në fund i lus të gjithë sharësit analfabet të cilet janë të obliguar ta kryejnë detyrën e tyre”me nderë” le t’i mësojnë edhe gjashtëmbëdhjetë shkronjat tjera të alfabetit të gjuhës shqipe në mënyrë që sharjet të jenë më të kompletuara se sa me njëzet shkronjat që i dinë!

Zot ndihmoje kombin tim!

Shpend Gjocaj Nju Jork

Të tjera