Fokus

Albin Kurtit nuk i lejohet të jetë kryetar i Vetëvendosjes (Foto)

Autori: Halil Berisha 20:39 | 07 October 2019

Veç Vetëvendosjes, fitorën e saj në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2019, ani se pa dalë rezultatet zyrtare finale, po e pranojnë edhe partitë tjera.

Kështu, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve të 6 tetorit, Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, doli para mediave ku e cilësoi vetën si kryeministër, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, nëse këtë post, Kurti e merr edhe zyrtarisht, atëherë, del një problem tjetër.

-Advertisement-

Ai, duhet të jep dorëheqje nga një post tjetër shumë me rëndësi, i kryetarit të Vetëvendosjes, shkruan gazeta inFokus.

Kjo, pasi një gjë të tillë e parasheh, vet statuti i kësaj partie.

Bile një gjë e tillë, është shumë qartë e shkruar në nenin 73, pika 3, të statutit të Vetëvendosjes.

“Nëse Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”.

Megjithatë, një gjë e tillë ende nuk është fol nga asnjë zyrtar i partisë, të paktën publikisht, derisa gazeta inFokus, nga burimet e saj mëson se këtë post pritet ta marr Glauk Konjufca./Gazeta inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera