Lajme

Albin Kurti zyrtarizon aderimin e Haki Abazit në Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 20 August 2019

Analisti politik, Haki Abazi edhe zyrtarisht iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje. Ketë e bëri të ditur Kryetari i VV-së Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.

Kurti ka shkruar se njohuria dhe eksperienca e Haki Abazit e bëjnë vlerë të shtuar të Lëvizjes.

“Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen tonë”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar për veprimtarinë e bujshme të Abazit duke thënë se ai ka jetuar në 120 shtete të botës këto 20 vitet e fundit.

“Hakiu njihet, në mes tjerash, për përkrahjen e tij të vazhdueshme në themelimin e dhjetra organizatave në Kosovë që promovojnë filantropinë, zhvillimin e qëndrueshëm, ide ndërmarrëse inovative, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit, dhe qeverisjen e përgjegjshme. Ai ka jetuar e punuar në 120 shtete të botës në këto 20 vitet e fundit”, është shprehur Kurti.

Kryetari i VV-së ka deklaruar se bashkë do të ecim drejt fitores së pashmangshme

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera