Lajme

Albin Kurti zbulon dy arsyet kryesore pse po sulmohet egër Gërvalla

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 23 March 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët për kritikat e shumta që partitë opozitare po ia bëjnë ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, shkruan Gazeta inFokus.

I pari i ekzekutivit të vendit tha se sulmet e egëra ndaj Gërvalles po vijnë nga ish-partija e saj (LDK).

Albin Kurti nuk u ndal me kaq derisa përmendi edhe përjashtimin e Gërvallës nga një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së kur ajo ishte pjesë e partisë.

-Advertisement-

“Mund ta imagjinoj pse ka një sulm të egër, të papërmbajtur ndaj zëvendëskryeministres sime dhe ministres së Jashtme për shkak se ajo tash përfaqëson edhe një subjekt të ri politik dhe gjithashtu është në raporte të mira me mua si kryeministër. Mos harroni se po ankohet në ministren e Jashtme subjekti politik, i cili kur ka qenë kjo anëtare nuk e ka lejuar të hyjë në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. E mbani mend se si janë përdorur truprojat që zonja e nderuar, vajza e dëshmorit e heroit kombëtar, të mos lejohet të hyjë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ata dëshirojnë që ta bëj edhe unë të njëjtën, por jo vetëm që s’jam i njëjtë me ta, por jam shumë i ndryshëm prej tyre”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti pra gazetarëve shtoi se ka një koordinim shumë të mirë me kryediplomaten dhe se për çfarëdo vendimesh dhe qëndrimesh që merren në fushën e politikës së jashtme, i diskutojnë dhe konsultojnë bashkë me Gërvallën./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera