Lajme

Albin Kurti viziton shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 02 April 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, këtë të enjte ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes dhe shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë së Kosovës.

I shoqëruar nga ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë Besnik Bislimi u prit nga ai i Mbrojtjes Anton Quni dhe zëvendësi i tij Enver Dugolli e komandanti i FSK-së, Rraman Rama, shkruan gazeta inFokus.

“KRYEMINISTRI NË DETYRË, ALBIN KURTI VIZITOI MINISTRINË E MBROJTJES DHE SHTABIN E PËRGJITHSHËM TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS

-Advertisement-

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti i shoqëruar edhe nga Ministri  i Financave dhe Transfereve në detyrë, Besnik Bislimi,  vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së në Prishtinë.                Ai u prit nga Ministri i Mbrojtjes në detyrë Anton Quni i shoqëruar nga zëvendës Ministri i Mbrojtjes Enver Dugolli, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ud. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Faruk Geci dhe Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes./Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera