Lajme

Albin Kurti viziton AKI-në

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 18 February 2020

Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës ka njoftuar se të martën ka vizituar Agjencinë Kosovare të Inteligjencës në 11 vjetorin e themelimit të saj.

Kurti thotë se në një rajon të paqëndrueshëm siç është Ballkani Perëndimor pune e këtij institucioni është e domosdoshme për sigurinë e vendit.

“Sot kam vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në 11 vjetorin e themelimit të saj dhe i kam falënderuar për punën e tyre. Në një rajon të paqëndrueshëm siç është Ballkani Perëndimor ku ne kemi pasur dy grushte shteti të dështuara në 3 vitet e fundit puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, shkruan Kurti në Twitter./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera