Lajme

Albin Kurti uron Edi Ramën për fitoren, ky është mesazhi i tij për të

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 28 April 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Kurti në urimin e tij ka thënë se Kosova nuk bën pa Shqipërinë dhe po ashtu Shqipëria nuk bën pa Kosovën, shkruan Gazeta inFokus.

“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Po ashtu ai ka bërë thirrje që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi që mund të ketë nga rezultati i zgjedhjeve.

“Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku”, ka thënë Kryeministri i Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera