Lajme

Albin Kurti uron 7 marsin: Shaban Jashari ishte mësues rezistent, luftëtar e dëshmor

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 07 March 2021

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka vlerësuar lartë figurën e mësuesit në një shoqëri, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti më 7 mars, ka shkruar për Shaban Jasharin  ku e ka kujtuar si mësues rezistent, luftëtar e dëshmor.

Përmes një postimi në Facebook, Albin Kurti është shprehur se Shaban Jashari ishte një mësues special.

-Advertisement-

“Le të kujtojmë sot figurën e mësuesit rezistent, luftëtar, dëshmor. Por edhe të rindjejmë e përkujtojmë atë vrull arsimues të Shaban Jasharit. Le ta rikujtojmë si mësuesi më i shpallur i bijve e bijave të tij. Mësues special ishte baca Shaban sepse u kthye në mësues për fëmijët e tij. Por baca Shaban ishte edhe mësues integral sepse u bë mësuesi i lirisë për bijat dhe bijtë e tij. Në këtë kuptim 7 marsi mund të marrë vlerën e vet më të plotë. Mësuesi nuk është ai që na sjell dijen abstrakte dhe vetminë, por virtytin publik të lirisë, deri edhe dijen e vetëmohimit në emër të hapjes së një epoke të re”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Postimi i plotë:

Sot është dita e mësueseve dhe mësuesve tanë. Personaliteti mësimdhënës mbart drejtpërdrejt fuqinë që i jep virtyti publik i shoqërisë sonë.

Mësuesi vjen menjëherë pas prindit. Sapo fëmija del prej ngrohtësisë së nënës, babait dhe vatrës, ka përpara vetes dhe bashkëmoshatarëve të vet një autoritet të ri të cilin e dashuron jo thjesht prej ndjenjës, por prej dijes.

Në sytë e shkollarit mësuesi është përfaqësuesi i një jete që çelet përpara.
Le të kujtojmë sot figurën e mësuesit rezistent, luftëtar, dëshmor.

Por edhe të rindjejmë e përkujtojmë atë vrull arsimues të Shaban Jasharit. Le ta rikujtojmë si mësuesi më i shpallur i bijve e bijave të tij. Mësues special ishte baca Shaban sepse u kthye në mësues për fëmijët e tij. Por baca Shaban ishte edhe mësues integral sepse u bë mësuesi i lirisë për bijat dhe bijtë e tij.

Në këtë kuptim 7 marsi mund të marrë vlerën e vet më të plotë. Mësuesi nuk është ai që na sjell dijen abstrakte dhe vetminë, por virtytin publik të lirisë, deri edhe dijen e vetëmohimit në emër të hapjes së një epoke të re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera