Albin Kurti: U prisha me Edi Ramën për shkak të Hashim Thaçit
Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 09 October 2019
Raportet mes Albin Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë janë “ftohur” kohët e fundit. Rama pas fitores së Albin Kurtit e uroi atë, por dhe Vjosa Osmanin e LDK-së. Kreu i Vetëvendosjes ka treguar në emisionin Opinion pse është “ftohur” marrëdhënia me Ramën.
“Raportet i kemi pasur shumë të mira, tash nuk mund të them se i kemi shumë të mira, por unë dua t’i përmirësoj ato për shkak se ne nuk jemi persona të veçantë, por krerë shtetesh”.
I pyetur se pse është ftohur me Ramën, Kurti është përgjigjur: “Besoj se kjo ka ardhur si rezultat i afërsisë së tepruar të Kryeministrit me Presidentin e Kosovës, në një kohë kur në Kosovë u zhvillua protesta më e madhe në Kosovën e pasluftës pikërisht kundër Presidentit. Ishte protesta e 29 Shtatorit të vitit të kaluar, me parullën ‘një popull nuk i nënshtrohet një njeriu’. Ai më pas mbështeti presidentin e Kosovës”.
Kurti është pyetur edhe nëse ka pasur bisedime private për këtë çështje me Ramën.
“Jam takuar me të në Dhërmi, në rezidencën qeveritare, kemi diskutuar për shumë gjëra, për aq shumë gjëra jemi pajtuar, sepse jemi bashkë në forumet ndërkombëtare të partive simotra. Por për këtë gjë për mua ka mbetur pak enigmatike se si bëhet që ai nuk shkëputet dot prej aventurës së Presidentit, prej akrobacionit të tij të rrezikshëm për shkëmbim territorial”, ka deklaruar ai.
Të tjera
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...