Fokus

Albin Kurti tregon si u themelua Vetëvendosja

Autori: Halil Berisha 20:37 | 24 August 2019

Ishte viti 2005, apo 14 vite më parë, kur në Kosovë doli një lëvizje e re, e cila më vonë u shëndrrua në parti.

Fjala është për Vetëvendosjen, shkruan gazeta inFokus.

E lideri i saj, Albin Kurti, në emisionin e gazetës inFokus, n’Konak, tregon edhe momentin kur u mendua krijimi i Vetëvendosjes dhe arsyen për këtë punë.

-Advertisement-

“Në vitin 2005 e transformuan KAN-in në Lëvizjen Vetëvendosje, meqenëse po përgatitej procesi i përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës siç thuhej në atë botë. Ne ishim shumë të brengosur meqenëse dy premisat i konsideronim problematike, premisa e parë ishte kjo Kosova nuk e ka statusin e përcaktuar e ne besonim që e ka statusin, ai është një lloja autonomie e rezolutës 1244 por ky status është i padëshiruar, ne nuk na mungon statusi por liria, e emri i kësaj lirie është Vetëvendosje”, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera