Lajme

Albin Kurti tregon se kur ta emëron ministrin e ri të Shëndetësisë dhe a do të jetë nga LVV-ja

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 10 November 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është i ftuar në emisionin ‘Context’ në ATV, ku po diskuton zhvillimet e fundit në vendin tonë, shkruan Gazeta inFokus.

I pari i qeverisë së Kosovës është pyetur nga gazetari se kur do ta emëroj ministrin e ri të Shëndetësisë dhe a do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti ka thënë se është çështje ditësh se kur do ta emëroj ministrin e ri të Shëndetësisë, teksa shtoi se ai nuk do të jetë nga LVV-ja, por nga shëndetësia.

-Advertisement-

“Është çështje ditësh kur do ta emëroj ministrin e ri të Shëndetësisë, ndërkohë punën shumë mirë po e kryen, Dafina Gexha, e cila ka qene zëvendësministre dhe tash është ushtruese e detyrës se Ministrisë së Shëndetësisë, e cila po i kryen punën shumë mirë. Ministri i ri nuk do të jetë nga Vetëvendosja, por nga shëndetësia”, ka thënë Albin Kurti.

Dafina Gexha që 1 muaj është ushtruese e detyrës së Ministrisë së Shëndetësisë, pasi Arben Vita u largua për t’i hyrë garës për kryetar të Prishtinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera