Fokus

Albin Kurti tregon se çfarë negociata duhet bërë me Serbinë

Autori: Halil Berisha 23:08 | 24 August 2019

Jo negociata, e jo dialog, janë dy prej parullave kryesore që ndër vite i ka pasur Vetëvendosje.

Por, sipas shefit të kësaj të fundit, Albin Kurtit, i cili ishte i ftuar n’Konak, emision televiziv i gazetës inFokus, nuk është që janë komplet kundër çdo dialogu apo negociate, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Kurtit, këto duhet bërë, por jo në formën të cilën janë bërë deri tash.

-Advertisement-

Edhe kur kemi thënë jo-negociata atëherë kur jemi formuar si lëvizje edhe kur kemi kundërshtuar dialogun me Serbinë në vitet e shkuara ne nu kemi qenë kundër çdo dialogu e kudnër çdo negociata, fundja edhe intervistën e sotme e negociuam orën ndërkohë që vendin e kishim të imponuar, prandaj kur themi jo-dialog ose jo-negociata ne mendojmë jo këto negociata e jo ky dialog, por duam që ky dialog të mos jetë pazar për territorin por të jetë për të drejtat e njerëve edhe qytetarëve edhe popujve me parimin e reciprocitetit si kriterin më normal të marrëdhënieve të shëndosha bilaterale”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera