Lajme

Albin Kurti tregon pse nuk ka shkuar asnjëherë tek varri i Rugovës: “Më së shumti ma kërkuan njerëzit e LDK-së që më së paku kisha dashur”

Autori: Halil Berisha 12:43 | 02 December 2019

Ish-Presidenti i Kosovës e ish-Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, po të ishte gjallë, tash më 2 dhjetor do të mbushte plot 75 vite.

E pikërisht në këtë ditë, partia që ai e themeloi e udhëhoqi për shumë vite me radhë, pritet që të bëj koalicion me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, shkruan gazeta inFokus.

Por, ky i fundit shpesh u kritikua edhe për mendimin e tij për Rugovën, por edhe për atë që asnjëherë nuk ka shkuar tek varri i tij.

-Advertisement-

Më 26 Gusht n’Konak me Kosovë Gjocin, emision televiziv i Gazetës inFokus, Albin Kurti edhe ka treguar arsyen se pse nuk ka shkuar tek varri i ish-Presidentit të Kosovës.

Madje, përgjigje interesante jep teksa thotë që kjo ju kërkua më së shumti nga njerëz të LDK-së që më së paku kishte dashur t’ia kërkojnë, shkruan gazeta inFokus.

“Unë nuk kam shkuar te varri i Rugovës, përveç tjerash për shkak se njerëzit nga LDK që më së paku kisha dashur të ma kërkojnë një gjë të tillë insistonin që unë të shkoj, ai është një gjest simbolik të cilit unë nuk dua t’ia jap vlerën artificiale por po them kështu ishte deri më tani”, pati thënë Kurti.

Përkuljet e homazhet para varreve, Kurti i quan gjeste simbolike, e për të cilat thotë që asnjëherë nuk thotë kurrë.

“Unë nuk them kurrë për gjestet e tilla simbolike por po them që këtë ma kërkonin njerëzit e LDK-së të cilët e bënin një gjë të tillë pikërisht që të ma pamundësonin një gjë të tillë, veçse edhe njëherë po them që me LDK jemi të interesuar të shtyjmë përmbajtje e substancë edhe kur të vdes unë një ditë fare të mos më vijnë tek varri vetëm le t’punojnë për liri e pavarësi e drejtësi e barazi e bashkim sepse fundja ne e respektojmë njëri tjetrin jo tek varri por tek jeta, ne e respektojmë njëri tjetrin me aq sa ndajmë qëllime të përbashkëta dhe mund të them që Rugova ka qenë insistues në qëllimin e tij për pavarësi dhe padyshim që konsistenca e tij duhet vlerësuar e do të ngelet gjithmonë si shumë e respektuar nga populli ynë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera