Lajme

Albin Kurti thotë që ndjehet krenar me kabinetin e tij – përmend të arriturat

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 25 March 2020

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku seanca po mbahet për rrëzimin e Qeverisë së tij, ka thënë që është krenar me kabinetin e tij.

Kurti edhe ka përmendur të arriturat e këtij kabineti për kohën sa ishte në ekzekutiv, shkruan gazeta inFokus.

“Qeveria e re sot ndodhet në ditën e 50 pra sot mbushen 50 ditë prej kur kemi filluar detyrën zyrtarisht të gjithë e pamë që jo që nuk i kishim 100 ditë ta dëshmojnë, po nuk i kishim as 100 orë, jam krenar me këtë kabinet qeveritar e me të arriturat, qysh në fillim i përgjysmuam pagat e qeveritarëve, por jo edhe në sistemin e drejtësisë, treguam çka konsiderojmë vlerë, i shkarkuam 7 koordinatorët e panevojshme që ishin barrë, u emërua komiteti për partneritetin publiko privat, u shkarkua bordi i drejtorëve të Telekomit, u shfuqizua vendimi për pagat e ish-ministrave e zv.ministrave, merrni me mend ka pas ministra për një javë në detyrë e edhe mandej kanë marrë deri në 6 muaj a 1 vjet duke qëndruar në shtëpi, jo për shkak të Koronavirusit por Korrupsionit, u ndanë mjete prej 200 mijë euro si mbështetje për Shqipërinë, për ndihmën për tërmetin, si shtesë për shumë ndihma të mëhershme, u shkarkua bordi i drejtorëve i Infrakosit, u shfuqizua vendimi i Qeverisë për ndryshimin e politikave fiskale e bujqësore për prodhimin e duhanit, ku u bënë favore këshilltarëve, u ndanë 400 mijë euro për parandalimin e situatave të pandemisë e më vonë edhe 10 milionë euro për virusin Korona, u aprovua themelimi i ekspertëve të pavarur për vettingun, u shkarkuan drejtorët e bordit Trepça dhe ministrat tanë kanë bërë poashtu punë të palodhur e të madhe, iu ndaluan 50 milionë euro Bechtel Enkas të panevojshme”./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera