Fokus

Albin Kurti thotë që janë partia e parë, por preferojnë të fitojnë para zgjedhjeve duke u bashkuar me LDK-në

Autori: Halil Berisha 21:11 | 24 August 2019

Albin Kurti, i ftuar në emisionin e gazetës inFokus, n’Konak, foli edhe për pritshmëritë që i ka për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Kurti, thotë që zgjedhjet e kaluara ishin të parët, por që përballë kishin PDK-në bashkë me 12 parti, shkruan gazeta inFokus.

Por, sipas tij, tashmë kësaj i ka ardhë fundi.

-Advertisement-

E ani se thotë që janë partia e parë, Kurti thotë që tani preferojnë të fitojnë para zgjedhjeve.

Kjo, duke u bashkuar me LDK-në.

“Ne bëhemi subjekti i parë, por unë them që shumë më mirë të fitojmë para zgjedhjeve duke e bërë një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi efektet do të ishin të shumëanshme”, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera