Lajme

Albin Kurti takohet me kryetarin e komunës që udhëhiqet nga AAK-ja (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 09 March 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti , ka vizituar komunën e Klinës, ku ka takuar kryetarin, Zenun Elezajn, dhe drejtorët e kësaj komune, të cilët vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu ai ka thënë se pjesë e diskutimit ka qenë qeverisja e re që drejtorët që vijnë nga VV, po e aplikojnë në komunën e Klinës.

“Gjatë vizitës në Komunën e Klinës ku Lëvizja VETËVENDOSJE! është në bashkëqeverisje, bashkë me deputetin Rexhep Selimi, u pritëm nga kryetari i kësaj Komune, z. Zenun Elezaj, nënkryetari z. Besim Hoti, dhe drejtorët e Lëvizjes VETVËNDOSJE!, z. Ibër Elezaj, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, z. Skënder Merturi, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe asambleistin e Lëvizjes, Xhevxhet Berisha. Në takim me Kryetarin Elezaj dhe udhëheqjen komunale biseduam për qeverisjen e re dhe punën e drejtorëve tanë. U dakorduam që në këtë bashkëqeverisje t’i jepet rëndësi bashkëpunimit të afërt me qytetarët, ecjes përpara të projekteve zhvillimore lokale në aspektin ekonomik, social e kulturor në mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më të mira dhe efikase për qytetarët e Komunës së Klinës”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Kurti gjithashtu ka shkruar se ka qenë në vizitë edhe në qendrën e Vetëvendosjes në këtë komunë, ku kanë diskutuar mbi hapat që duhet ndërmarrur për forcimin e kësaj partie.

“Më pastaj, në Qendrën e Lëvizjes tonë në Klinë u pritëm nga aktivistë e anëtarë, ku diskutuam për formimin e forcimin e strukturave tona gjë që përkthehet në fuqinë e organizatës dhe shumësinë e aktiviteteve. Me këtë rast, po ashtu mirëpritëm 10 anëtarë të rinj të cilëve ua ndamë edhe kartelat e anëtarësisë së VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera