Lajme

Albin Kurti siguron edhe një votë për “Qeverinë Kurti” jashtë Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 01 December 2019

Lëvizja Vetëvendosje e kandidati i saj për kryeministër Albin Kurti dolën të parët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Por, pavarësisht kësaj, qeverinë nuk mund ta bëjnë vet, andaj edhe pritet që të nënshkruhet një koalicion pas-zgjedhor me LDK-në këtë të hënë, shkruan gazeta inFokus.

Por, veç partisë së Isa Mustafës, e partisë së vet, Albin Kurti, si duket ka dalë në gjueti edhe për vota tjera.

Kësaj radhe, ai ka marrë premtimin e deputetet të komunitetit boshnjak tanimë të zgjedhur, Emilia Rexhepi, shkruan gazeta inFokus.

Këtë, Kurti e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit të tij social në Facebook.

“Znj. Emilia Rexhepi do të jetë sërish deputete boshnjake në Kuvendin e Kosovës. Ajo e konfirmoi votën e saj për mua si kryeministër dhe për qeverinë tonë të re. Sërish në “Ambient” të Prizrenit u takuam dhe biseduam për sfidat e qeverisë sonë për zhvillim ekonomik, për reformë arsimore, sundim të ligjit, demokratizim dhe barazi sociale, që nuk përjashton askënd. Diskutuam edhe për forcimin e lidhjeve institucionale me Sanxhakun dhe Sarajevën”, ka shkruar Kurti.

Rexhepi është deputetja e vetme e zgjedhur nga partia “Nova Demokratska Stranka”, e që kishte marrur 2 mijë e 291 vota./Gazeta inFokus/

Të tjera