Lajme

Albin Kurti shkarkon Enver Dugollin nga pozita e zëvendësministrit

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 01 April 2021

Enver Dugolli është shkarkuar nga detyra e zëvendësministrit.

Kjo pas kërkesës që i ka parashtruar Dugolli, kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Dugolli i ka kërkuar Kurtit ta liroi nga detyra e zëvendësministrit pasi u certifikuar si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Kështu bëhet e ditur në komunikatën nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli. Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit Kurti, zëvendësministri i Mbrojtjes Dugolli, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Dugolli ka të bëjë me certifikimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera