Lajme

Albin Kurti reagon për policin e vdekur në Zhur, duhet një qeveri ndryshe që lufton krimin

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 28 January 2020

Lideri i VV’së, Albin Kurti ka reaguar pas ndarjes nga jeta, në detyrë të policit në Zhur të Prizrenit si pasojë e shpërthimit të eksplozivit.

Kurti ngushëlloi familjen dhe Policinë e Kosovës për humbjen, shkruan gazeta inFokus.

Ai tha se që të luftohet krimi në vend duhet një qeveri ndryshe e cila e mbështet policinë dhe ligjin.

-Advertisement-

“Në orët e vona të mbrëmjes na erdh një lajm i keq. Polici Sami Thaçi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit. Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës. Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt. Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin”, shkruan Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera