Lajme

Albin Kurti: Qeveria jonë nuk do të varet nga Lista Serbe

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 11 November 2019

Me marrjen e drejtimit të Qeverisë, Albin Kurti u shpreh se do të ndryshojë taksën 100 % të produkteve serbe në Kosovë, me reciprocitet ekonomik, politik dhe tregtar.

“Tarifa 100 % zëvendësohet me reciprocitet. Nuk e di kur, por qeveria jonë do të jetë e përbërë nga Vetëvendosje dhe LDK-ja, ne do të vendosim dhe kur do ta vendosim do ta heqim, do të përpiqemi sa më shpejt”, ka deklaruar ai në Report TV.

Albin Kurti u shpreh se serbët e Kosovës po përdoren nga Beogradi kundër Prishtinës dhe shtoi se partisë Lista Serbe nuk ia ka nevojën për koalicion, por do të gjejë një mënyrë për përfshirjen në qeveri si obligim kushtetues.

-Advertisement-

“Ata (serbët në Kosovë) nuk i duan as në Serbi, më shumë i përdor Beogradi të mos ecë Kosova përpara. Kur kam qenë në burg, serbët e Kosovës i merrnin si gardianë dhe i quanin shkiptari, term pezhorativ. Serbët e Kosovës Beogradi nuk i do dhe është në panik. Ata në kohën e Thaçit mbajtën referendum, dhanë dorëheqje shkuan në zgjedhje, prapë vijnë në takime”.

“Ata e dinë se në Serbi mund të shkosh nëse ke një shtëpi rezervë, por në të kundërt jo. Unë besoj se edhe Lista Serbe është e shantazhuar nga Vuçiqi, e vranë Oliver Ivanoviqin. Duhet të kem marrëveshje me LDK-në dhe 10 deputetët e pakicave jo serbe dhe në fund do të gjejmë ndonjë mënyrë për ta përmbushur Kushtetutën, por për koalicion politik nuk ua kemi nevojën. Ne nuk do të na varet qeveria nga Lista Serbe, por obligim kushtetues do ta gjejmë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera