Albin Kurti propozon ribotimin e Kushtetutës së Kaçanikut si dokument historik
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 07 September 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një përkujtim të mënyrës së guximshme të shpalljes së Kushtetuteës së Kaçanikut 32 vjet më parë.
I pari i qeverisë përmes një postimi në “Facebook” tha se Republika e parë e Kosovës ishtë një republikë për mbijetesë të subjektivitetit politik të Kosovës deri në shpalljen e Republikës së dytë më 17 shkurt 2008.
Ai ka propozuar ribotimin e Kushtetutës së Kaçanikut si dokument historik duke thënë se është një dokument, që përpos vlerave historike, mund të shërbejë edhe për përmbajtjen profesionale, politikisht vizionare dhe historikisht të drejtë.
Ai ka bashkangjitur edhe një kopje të Kushtetutës së Kaçanikut duke thënë se disa prej 500 kopjeve të shtypura në atë kohë fatmirësisht kanë mbijetuar deri sot.
Postimi i plotë i Kurtit:
Në dukje të përgjithshme ajo ditë ishte e zakonshme: e premte, 7 shtator 1990. Organet e sigurimit të Serbisë që zbatonin politikat shtypëse të Beogradit mbi Kosovë, ishin të përqendruara në Prishtinë, aty ku ishte suprimuar autonomia e Kosovës më 23 mars 1989, ku brenda dy muajsh ishin mbyllur Radio Televizioni i Prishtinës më 5 korrik dhe gazeta “Rilindja” më 5 shtator 1990. Ata nuk e dinin që pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, një grup juristësh ekspertë të së drejtës kushtetuese, ishin mbledhur për të hartuar një kushtetutë për Kosovën. Mes tyre, ishin Gazmend Zajmi, Ejup Statovci, Kurtesh Saliu, Ismet Salihu, Fatmir Fehmiu, Riza Smaka dhe Halit Muharremi. Deri në fillim të gushtit, në një afat rekord, aq më tepër kur kihet parasysh niveli i tekstit që prodhuan, ata shkruan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të parës republikë të Kosovës. Gjithçka u bë në fshehtësi dhe konspiracion të plotë, deri më 7 shtator 1990, kur në shtëpinë e kulturës në qytetin e Kaçanikut, duke ndjekur shenja e kode sipas një plani të fshehtë, u mblodhën delegatët e Kuvendit të Kosovës për ta përplotësuar aktin e tyre të para dy muajve, Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.
Në rend të ditës, ata kishin 10 pika:
Shqyrtimi i Propozimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për miratim;Shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës;Shqyrtimi i Propozimit të Ligjit Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për miratim;Shpallja e Ligjit Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës;Marrja e Vendimit mbi vazhdimin e punës së Kuvendit të Kosovës, Këshillit Ekzekutiv dhe organeve të tanishme të administratës, deri në zgjedhjen dhe konstituimin e Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës;Shqyrtimi i propozimit të Ligjit mbi bashkimin e qytetarëve në parti politike, shoqata dhe forma të tjera të bashkimit, për ta miratuar;Shqyrtimi i Propozimit të Ligjit mbi zgjedhjet, për miratim;Dhënia e pëlqimit për amendamentet kushtetuese për Kushtetutën e RSFJ-së, në bazë të propozimit të KEF-it;Shpallja e zgjedhjeve, dheAprovimi i Rezolutës për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
Duke miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës që ishte propozuar në atë mbledhje, delegatët legjitimë të Kuvendit të Kosovës, shpallën Republikën e Kosovës. Megjithëse kjo republikë u njoh vetëm nga Republika e Shqipërisë, ajo do të bëhej një themel i fortë i një tradite demokratike dhe shtetërore përmes së cilës, gjatë viteve ’90-të, shqiptarët e Kosovës manifestuan vullnetin e tyre politik në kuadër të Jugosllavisë që i shtypi dhe i diskriminoi, deri te lufta çlirimtare e vitit 1999. Republika e parë e Kosovës, qe një republikë për mbijetesë të subjektivitetit politik të Kosovës, deri në shpalljen e të dytës Republikë të Kosovës më 17 shkurt 2008, që sot e gëzojmë dhe për forcimin e përparimin e së cilës punojmë vazhdimisht.
Sot bëhen 32 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, e cila sa herë që i rikthehemi si tekst, shohim që përveçse si një dokument me vlera historike, mund të na shërbejë edhe për përmbajtjen e saj aq profesionale, politikisht vizionare dhe historikisht të drejtë. Atë kohë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës që u shpall në Kaçanik u shtyp në rreth 500 kopje, disa prej të cilave, sikur kjo kopje këtu, fatmirësisht kanë mbijetuar deri sot, për t’u arkivuar dhe dëshmuar nga historia. Mbase është koha që të nisim e të mendojmë për ribotimin e saj si dokument historik, në edicione shkencore të shoqëruara me studime përkatëse.
Të tjera
-
Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës
Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e dip...
-
Një tërmet ka goditur Turqinë
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë pas mesna...
-
Anketa e IRI: 83% e kosovarëve e shohin Serbinë si kërcënimin kryesor
Në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Serbia konsiderohet si kërcënimi më i m...
-
Moti sot me rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh
Për të enjten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dh...
-
Euractiv shkruan për kërkesat e QUINT-it karshi Kosovës para anëtarësimit në KiE
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës gjatë ditës së martë ka rekoman...
-
Ngjarjet e datës 18 prill
Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikë...
-
Vetëm gjatë shkurtit 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës...
-
Kaplohet nga zjąrri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga ...
-
1 mijë e 929 fëmijë linden në shkurt, ja sa femra e sa meshkuj
Gjatë muajit shkurt të këtij viti, kanë lindur 1 mijë e 929 fëmijë brenda dh...
-
Deliu kritikon Haxhiun: Kosova në ditë zie për gratë e vrąra, ministrja në fushatë zgjedhore të Maqedonisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar minist...
-
Kamberi thotë se rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14...
-
“Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s
Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpej...