Lajme

Albin Kurti: Presidenti nuk mund të nënshkruaj asnjë marrëveshje me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 02 March 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur në Kuvendin e Kosovës se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të nënshkruaj marrëveshje me Serbinë.

“presidenti  Aktual nuk ka autorizim për nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë. As nuk ka fuqi as për zbatimin e saj”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit, ka pohuar se Presidenti Thaçi nuk mund të nënshkruaj asnjë marrëveshje me shtetin fqinjë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Sipas tij, ka pasur zëra se një marrëveshje e tillë mund të arrihet mes dy presidentëve, atij të Kosovës dhe Serbisë me Kurtin kryeministër.

Kryeministri Kurti u ka premtuar deputetëve se kjo nuk do të ndodhë asnjëherë./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera