Lajme

Albin Kurti për lojtarët e diasporës që luajnë për Kosovën, “Janë të mirë pasi nuk kanë pas mundësi të pinë kafe me Kamishin”

Autori: Halil Berisha 21:11 | 16 September 2019

Albin Kurti në një intervistë në televizionin 7, një pjesë të saj ka folur për futbollin e Kosovës.

Kurti sikur rrallë herë ka pasur fjalë të mëdha për përfaqësuesen më të re në futboll, shkruan gazeta inFokus.

Madje, këta i ka cilësuar si uragan i pandalshëm. E koment interesant ka pasur për ata lojtarë që vijnë nga diaspora të luajnë në Kosovë.

-Advertisement-

Për ta, në formë sarkazme, Kurti ka thënë që janë të mirë, pasi nuk u ka ra të pijnë kafe me kandidatin e PDK-së për deputet, Bekim Haxhiun, i njohur si Kamishi.

“Janë të mirë diaspora në Kosovë në futboll pasi nuk kanë pas mundësi të pijnë kafe me Kamishin përshembull, ku nuk kanë punë fare me këta që dëshirojnë ta kapin edhe sportin”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera