Lajme

Albin Kurti për kombëtaren e Kosovës në futboll, “Duken si uragan i pandalshëm”

Autori: Halil Berisha 20:54 | 16 September 2019

Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër të Kosovës, ditë më parë, kur kombëtarja e Kosovës kishte ndeshje në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian, sikur rrallë herë doli në përkrahje të saj.

E tash, në Pressing të televizionit 7, Kurti ka pas fjalë edhe më të mëdha për kombëtaren e Kosovës në futboll, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tij, ky ekip po duket i pandalshëm dhe se më në fund sporti kosovar po bëhet i suksesshëm jo veç në gara individuale.

-Advertisement-

“Duken kështu uragan i pandalshëm, sidomos kur bëhet fjalë për lojë ekipore, kemi qenë të suksesshëm në lojërat individuale tash më në fund kemi ekip të jashtëzakonshëm të cilit nuk i duken limitet se çfarë do të mund të arrijë, prandaj jam shumë i gëzuar edhe në sportet kolektiva po korrim rezultate të mëdha”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera