Lajme

Albin Kurti për 11 shtatorin, ” Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm”

Autori: Halil Berisha 11:09 | 11 September 2019

Më 11 shtator të vitit 2001 sulmi terrorist në “kullat binjake” dhe Pentagon në Amerikë, tronditi botën.

Për këtë përgjegjësi mori al-Qaeda në krye me Osama Bin-Laden, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa tash 18 vite pas, kjo ngjarje po përkujtohet në tërë botën.

E lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka thënë që shqiptarët bashkëndjejnë me amerikanët pasi e dinë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm.

” Më 11 shtator 2001, në një mëngjes të kthjellët, vdekja ra nga qielli. Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën. Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur. Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve”./Gazeta inFokus/

Të tjera