Lajme

Albin Kurti paralajmëron një takim me Aleksander Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 29 October 2021

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për dialogun dhe takimin e mundshëm mes tij dhe presidentit Aleksander Vuçiq në Bruksel, shkruan Gazeta Infokus.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se s’ka datë për takimin me presidentin e Serbisë dhe takimi varet nga BE-ja.

“Takimi do të mund të ndodhte diku në gjysmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona ndërkaq sa i përket udhëheqësve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë por kjo varet në masë të madhe prej lehtësuesit gjegjësisht prej Përfaqësuesit të Lartë Josep Borell dhe Emisarit të tij Lajçak”, tha Kurti para gazetarëve.

-Advertisement-

Kurti lidhur me këtë shtoi se bllokimi i bokserëve kosovarë nga Serbia do të adresohen në Bruksel.

“Së pari me bllokimin që ua bëri bokserëve tanë Serbia në kufi e shpërfaqi fytyrën e saj si shtet për ata që kanë pasur dilema. Të gjitha këto çështje do të adresohen në Bruksel sepse ne jemi vazhdimisht në komunikim me ta përmes letrave që ua dërgojmë”, tha ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera