Lajme

Albin Kurti para seancës: Do të vazhdojmë punën kundër Koronavirusit pavarësisht veprimeve të Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 25 March 2020

Albin Kurti është deklaruar para se të filloi seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, ka pasur kritika të mëdha për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, Kurti ka thënë që do të vazhdojnë punën pavarësisht veprimeve të Thaçit.

-Advertisement-

“Në kohë amullie si kjo është me rëndësi jetike që të mos harrojmë se të gjithë duhet të jemi duke luftuar armikun e njëjtë e që është Virusi COVID-19. Ne do të vazhdojmë me punën tonë në raport me menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate, pavarësisht veprimeve të presidentit, derisa të sigurohemi që do të dalim shëndetshëm e sigurt prej saj. Mos lejoni t’ju ndikojnë apetitet politike, por rrini nëpër shtëpitë e juaja, lani duart dhe bëni kujdes me distancën”, ka thënë Kurti”.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk kam përgjegjësi më të lartë dhe më të rëndësishme sesa mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve të vendit. Prandaj unë, bashkë me të gjithë Qeverinë time, jemi zotuar se do të veprojmë në përputhje të plotë me rekomandimet e ekspertëve të IKShP-së dhe, në veçanti, të drejtorit të tij, prof. Dr. Naser Ramadani. Lufta e presidentit kundër këtyre rekomandimeve ka ardhur në kohën më të papërshtatshme të mundshme. Sipas ekspertëve të IKShP-së, po hyjmë në dy javët më kritike, kur rreziku për përhapjen e përshpejtuar të virusit është në nivelin më të lartë. Kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë: Nuk ka vend për panik. Mirëpo, në javët që vijnë, më shumë se kurrë, duhet secili prej nesh, institucionet edhe qytetarët, të veprojë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve”, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera