Lajme

Albin Kurti numëron të arriturat e qeverisë së tij në mbledhjen e 100-të

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 12 October 2022

Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është duke i numëruar të arriturat e qeverisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në mbledhjen e 100-të të radhës të qeverisë ka treguar disa të arriturat që janë bërë gjatë këtij 1 viti e gjysmë të tij në qeverisje.

“Në këto 1 vit e gjysmë të qeverisjes bëhen 910 vendime që ne si kabinet qeveritar i miratojmë, nga këto janë 109 projektligje, 26 koncepte dokumente dhe 11 nisma ligjore. Na mbetet edhe shumë për të bërë gjatë vitit”, ka deklaruar Kurti në mbledhje.

-Advertisement-

Ndryshe Kurti ka paralajmëruar se sot do të ketë një konferencë për media nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera