Lajme

Albin Kurti nuk tregon nëse do të garojë sërish për kryetar të Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 17 July 2022

Kryeministri Albin Kurti sot në konferencën për media që e mbajti në seli të partisë nuk ka treguar nëse do të garojë sërish për kryetar tv partisë apo jo.

Ai ka thënë se edhe 4 javë janë afat kushdo që dëshiron të paraqes kandidaturat për kryetar të partisë.

“Pas 4 javësh do të them nëse kandidojë për kryetar të LVV Video “Kushdo që dëshiron, që synon, të bëhet kryetar i LVV-së, i qendrës së caktuar të LVV, i Gruas për Vetëvendosje dhe i Rinisë për Vetëvendosje ose Gruas e i Rinisë në një komunë të caktuar i kemi katër javë që të mendojmë secili prej neve që jemi anëtarë dhe me datën 15 gusht na hapet mundësia deri me 23 gusht dhe zgjedhjet më pastaj do të mbahen me datën 25 shtator. Besoj që është një proces fort demokratik e transparent edhe po i ftojmë që të gjithë që janë të interesuar edhe sigurisht edhe unë individualisht do ta them fjalën time pas 4 javësh atëherë kur do të hapet mundësia”, tha Kurti.

-Advertisement-

Kurti ndërkaq i bëri thirrje rreth 60 mijë anëtarëve, që të bëhen pjesë e zgjedhjeve të brendshme pasi pohoi se është një proces shumë i rëndësishëm i cili do të vijë vetëm pas katër vitesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera