Lajme

Albin Kurti: Nuk më dhimbset Qeveria e vetja, po e lënë popullin në mes të pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 25 March 2020

Albin Kurti në seancën për rrëzimin e Qeverisë së tij, ka thënë që nuk po i dhimbset as vetja e as Qeveria.

Por, ai thotë që po i dhimbset populli që po dojnë ta lënë pa Qeveri në situatën e pandemisë, shkruan gazeta inFokus.

“Nuk më dhimbset Qeveria e vetja, por njerëzit, qytetarët e populli se çka po iu bëhet nga ky mocion, po e lë pa Qeverinë që ai e ka votu, pa një Qeveri që e lufton korrupsionin e së treti po e lëni popullin pa këtë Qeveri në javën më të rëndësishme, një menaxhim tonin që është shembull, jo vetëm për vendet e rajonit, se si menaxhohet përhapja e pandemisë, ky mocion synon ta lë vendin pa Qeveri, populli e din që unë nuk e kam mbështetjen e PAN-it po tash edhe të disa deputetëve të LDK-së. Populli ka gjendje të rëndë e tash iu shtua edhe virusi Korona e tash rrezikohen të mbesin pa një Qeveri që punon mirë”, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera