Fokus

Albin Kurti nuk ka me kë ta luftoi korrupsionin

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 29 September 2021

Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin ka ardhur në pushtet me zotimin se do të bëj luftë të pakompromis kundër korrupsionit.

Mes shumë zotimeve të dhëna, e disa sosh edhe të listuara në Programin qeverisës, është edhe themelimi i një mekanizmi të veçantë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, shkruan Gazeta Infokus.

Por ndryshe nga ajo që është thënë dhe shkruar në letër është vepruar në praktikë, të paktën në këta shtatë muajt e parë të Qeverisë Kurti 2.

-Advertisement-

Pavarësisht se LVV-ja e ka shumicën parlamentare, Kuvendi i Kosovës e ka lënë Agjencinë Kundër Korrupsionit, tash e tri ditë pa drejtor.

Mandati i drejtorit të fundit në këtë agjenci ka skaduar me 24 shtator.

Prej kësaj date, AKK-në s’ka kush e udhëheq, pasi ligji nuk e përcakton që kjo agjenci të mund të udhëhiqet edhe me ushtrues detyre.

Komisioni parlamentar për legjislacion i cili ka dështuar ta kryej me kohë procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve potencial për drejtor të AKK-së, e ka pranuar se nuk ka kompetencë të caktojë ndonjë ushtrues detyre në këtë agjenci.

“Anëtarët e këtij komisioni, kanë vlerësuar se nuk kanë kompetencë për ta emëruar një ushtrues detyre të drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, derisa të zgjidhet drejtori”, është thënë nëpërmjet një njoftimi nga Kuvendi i Kosovës.Infokus, ditë më parë ka kontaktuar me ish-drejtorin e AKK-së, mirëpo ai nuk ka pranuar të flas për këtë çështje.

“Ende skam marr konfirmim prej parlamentit dhe komisionit, kështu që nuk mund të prononcohem”, ka thënë shkurt Havolli, i cili ka garuar për një mandat të dytë.

Fjalëpak është treguar edhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, i cili vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jemi në procedurë të zgjedhjes së drejtorit. Konkursi është shpall, është mbyll, grupi punues i trajton aplikacionet, pastaj bëhet intervistimi. Jemi në procedurë, nuk kam tjetër përgjigje”, ka deklaruar Rrustemi.

Infokus ditë më parë ka publikuar listën e kandidatëve që pretendojnë të bëhen drejtor të AKK-së.

Në garë për këtë pozitë janë: SALI REXHEPI, SADAT LEKIQI, LULZIM XHYMSHITI, ILIR ISLAMI, ADIL BYTYQI, BETIM ELEZAJ, SADRI ABAZI, HALIL CENAJ, SHAIP HAVOLLI, AVDI MUZLIUKAJ, MUHARREM MUSTAFA, EKREM DEMOLLI, ESAD EJUPI, AFRIM ATASHI, FAHRI MAXHUNI, VISAR KRASNIQI, BURIM SADIKU, OSMAN NEZIRI, VALBONA OSMANI, BLERIM KELMENDI, YLL BULESHKAJ, LULZIM ISMAJLI, BASRI KASTRATI, ARTAN MEZRAJA dhe AVDYL JERLIU.

Prej tyre, vetëm dy i propozohen Kuvendit të Kosovës për votim.

Më pas, Kuvendi me votim të fshehtë dhe me shumicë të thjeshtë të votave zgjedh njërin prej kandidatëve të propozuar.

Drejtori zgjidhet për mandat pesë vjeçar dhe mund të rizgjidhet vetëm edhe për një mandat tjetër./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera