Lajme

Albin Kurti nuk i reziston rrushit të Suharekës

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 04 October 2021

Kryeministri Albin Kurti përveç postit që e ka, të hënën ka gjetur kohë t’i përkushtohet bujqësisë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë vizitës që ka bërë në komunën e Therandës ku nuk ka mundur t’i rezistoj vreshtave që kultivohen në këtë komunë.

Teksa ishte duke e mbështetur Salih Zybën në kandidaturën e tij për kryetar të Therandës, Kurtit për një moment rrushi ia mori vëmendjen.

-Advertisement-

Ai shihet duke vjelë rrush e më pas duke e shijuar një pjatë të mbushur me dy lloje të këtj fruti.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, benefitet e rrushit janë të mëdha por ndër më kryesoret është edhe shërimi ndaj virusit ku është shumë efikas ndaj mikrobeve.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera