Lajme

Albin Kurti nuk e shfrytëzon zonën VIP, në aeroport

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 14 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Në Aeroportin e Prishtinës Kurti është parë teksa i ka kryer kontrollet rutinore sikurse krejt udhëtarët e zakonshëm, dhe jo përmes zonës VIP, siç zakonisht bëjnë politikanët. Për Kurtin kjo është vizita e parë në Evropë që kur mori drejtimin e qeverisë.

Ai drejt Gjermanisë ka shkuar bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme Glauk Konjufca/Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera