Lajme

Albin Kurti nuk e përjashton koalicionin me PDK-në, por duhet të plotësojnë këtë kusht

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 23 September 2020

Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes ka kërkuar ndihmën e PDK-së për të rrëzuar Qeverinë Hoti.

Kurti në emisionin Desku në KTV ka folur edhe për një mundësi të koalicionit me partinë e Kadri Veselit, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti ka thënë që një prej problemeve më të mëdha që e ndalin një këso bashkëpunimi është që PDK nuk po mund të ndahet nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i PDK-së.

-Advertisement-

“E kjo është shumë më e komplikuar për të ardhmen, aspekti politik po e dimë keqqeverisjen por edhe ekonomik është ai trekëndëshi i bermudeve, 3 përqindëshi, vendlindja thërret, Devolli, këto janë zhduk anijet e ekonomisë kosovare, një nga një, e tash një gjë që ishte zhgënjyese për PDK-në ishte që nuk po guxojnë me u distancu bre prej Presidentit për kurgjo hiq”, ka thënë Kurti.

Madje, sipas Kurtit, Thaçi e ka shkatërruar PDK-në, e një distancim nga ai veç do t’i ndihmonte partisë së Veselit, shkruan Gazeta Infokus.

“Se di a mjafton por te provojmë bre njëherë, e po e dinë që e ka keq, po e dinë që i ka shitë, po e dinë që ja u ka shkatërru partinë, nuk po guxojnë me u distancu, qysh me bashkëpunu ne, thojke shkëmbim territorial, jo jo hajt se se ka mëndu qashtu se ka thanë bash qashtu e aj thojke veriu dhuratë e Rankoviqit, pra këta duhet me bë një prerje me këtë President, nuk shkon kështu, edhe a e din pse, jo veç për hirë të Kosovës, por për hirë edhe të partisë së tyre, pa e bë një distancim prej atij Presidenti edhe komunikimin nuk e ke normal me të”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera