Albin Kurti nuk e mohon koalicionin me PDK-në: Është herët të flasim
Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 09 April 2020
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk e ka mohuar se do të ketë një koalicion në të ardhmen me Partinë Demokratike të Kosovës.
Në rtv21, Kurti i pyetur për një deklaratë të Glauk Konjufcës, ka thënë se nuk do të shkojë tani aq larg sa Konjufca, por e ka lënë të hapur mundësinë e koalicionit me PDK-në, duke thënë se është herët të flitet për këtë gjë.
Kurti e ka thënë qartë se Vetëvendosje nuk do të bëjë si në të kaluarën, ku është pozicionuar se do të bëjë koalicion vetëm me këtë parti politike, saktësisht me LDK-në.
“Po krijohen kushte për një demokraci, në të cilën kredibiliteti i njerëzve po bëhet më i rëndësishme sesa nga vjen ai. Nuk do të doja të shkojë tani atje ku ka shkuar Glauku, por është herët të flasim tani. Kësaj radhe ne nuk mundemi të themi se do të bëjmë koalicion vetëm me këtë parti politike, siç ka ndodhur në të kaluarën. Mirëpo, mua më ka bërë optimist dyfishimi i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kurti.
Të tjera
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...
-
Momenti kur kryesuesja e seancës së KS të OKB-së u bë nervoz me Vuçiqin, i bie edhe tavolinës me dorë
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar...
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...