Lajme

Albin Kurti nga Ferizaj ka një kërkesë për të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 10 April 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një vizitë në komunën e Ferizaj me kryetarin Agim Aliun, tha se masat për mos shpërndarjen e koronavirusit duhet të vazhdojnë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin të shëtisin pavarësisht motit të mirë.

“Pavarësisht që është moti i mirë e dëshirojmë të dalim të shëtisim, rrini në shtëpi e ndiqni udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, rrini në shtëpi, rrini pastër, rrini në distancë”, u shpreh Kurti.

Kurti gjithashtu tha se nuk është në dijeni pse një fshat në Ferizaj është futur në karantinë e një tjetër jo, duke iu referuar fshatit Sazli, por me këtë situatë do të merren grupi punues që janë katër ministrat.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera