Lajme

Albin Kurti në kamp, nuk publikon fotografi për të mbrojtur privatësinë e të strehuarve

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 01 December 2019

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë kësajë të diele ka vizituar kampin në Prizren, në të cilin po qëndrojnë të 440 familje të prekura nga tërmeti.

Nga LVV-ja bëjnë të ditur se nuk kanë bërë fotografi në këtë aktivitet, për të ruajtur privatësinë e të strehuarve në kamp, shkruan gazeta inFokus.
Ata bënë të ditur se në kamp gjithqka po shkon me përpikmëri.

Po ashtu nga Vetëvendosje theksuan se shteti i Kosovës kurrë nuk e lë vetëm Shqipërinë sepse jemi një komb dhe nuk jemi mysafir te njëri-tjetri.
“Kosova është shtëpia juaj sepse kombi shqiptar është streha jonë”, thuhet tutje nga VV.

-Advertisement-

Postimi i plotë:
Lajmet nga zona e Durrësit nuk po bëhen më të mira. Fatkeqësisht lëkundjet nuk po pushojnë megjithëse në shkallë më të ulët. Trishtimin po përpiqemi ta përballojmë në bashkësi, ndërkohë që solidariteti pa kursim na ka dhënë një forcë të madhe se bashkë mund t’ja dalim.

Dikush dhuron veshmbathje, dikush bën punë vullnetare, disa sjellin ushqim falas e shumë të tjerë i kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për strehim. Kjo është vlera e bashkësisë, këto janë vlerat tona.

Sot një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i prirë nga Kryetari Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, deputetët Artan Abrashi, Yllza Hoti, Arbër Rexhaj, Salih Zyba e aktivistët Drita Millaku, Faruk Dakaj e Karanfil Haxhillari vizituan Kampin ku po qëndrojnë 440 familje të prekura nga tërmeti.

Vendosëm të mos bëjmë fotografi në këtë aktivitet, për të ruajtur privatësinë e të strehuarve në kamp. Por, ne pamë që gjithçka po funksiononte në përpikëri: mjekët po bënin kontrollat sistematike për trajtimin e infeksioneve të lehta, atyre kronike e deri te sëmundjet akute; psikologët të gatshëm për trajtimin e të traumatizuarve; vullnetarët ishin duke i seleksionuar të gjitha ndihmat, nga ato higjenike te veshmbathjet, nga dyshekët te batanijet.

Të gjitha nevojat elementare janë duke u plotësuar. Ndonëse çdo ditë ushqimi është duke u shtruar nga humanitarë zemërgjerë, në hapësirat e Kampit shpejt do të hapet edhe kuzhina ku do të gatuhet ushqim i freskët për refugjatët. Ish-hapësira e KFOR-it gjerman, sot Park Inovativ, edhe pse nuk mund ta ketë ngrohtësinë e shtëpisë, po ia del mbanë që mërzinë ta zbus. Në emër të organizatës sonë, i falënderojmë të gjithë për punën që po e bëjnë.

Shteti i Kosovës, Qeveria jonë, i tërë populli ynë kurrë nuk e lë vetëm Shqipërinë. Çfarë ndodhi nuk mund të zhbëhet, por jeta duhet të triumfojë. Këto ditë pikëllimin po e kthejmë në forcë. Ne jemi një komb dhe nuk jemi mysafir te njëri-tjetri, Kosova është shtëpia e juaj sepse kombi shqiptar është streha jonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera