Lajme

“Albin Kurti mund të përdorë veturën zyrtar edhe për çështje private”

Autori: D.Geci 14:54 | 26 April 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi të dielën në Tiranë për të votuar.

Edhe pse nuk ishte atje si kryeministër i Kosovës, Kurti me veti kishte edhe veturën zyrtare si dhe eskortën, shkruan Gazeta Infokus.|

E sipas njohësit të kushtetutës së Kosovës, Mazllum Baraliu, Kurti nuk është dashur që për çështje private të shkojë me eskortë në Shqipëri.

-Advertisement-

Por ai thotë se një gjë e tillë iu imponohet Kurtit nga protokolli zyrtarë.

“Sa përket aktivetit një gjë e tillë do të duhej të bëhej në mënyrë private, por megjithatë ai është kryeministër i vendit dhe protokolli i kërkon që pa marrë parasysh çfarë vizitë është, te këtë sigurinë fizike që të mbrohet, dhe shpeshherë nuk e pyesin por ja imponojnë kryeministrit”, ka deklaruar ai për Infokus.

Braliu madje kritikon Kurtin për votimin e tij në Shqipëri.

‘Në radhë të parë do të duhej të shikonim punët tonat, pasi kanë dhënë premtim elektoratit dhe kanë marr obligime se do të kryejeni punë këtu. Nuk e di kjo gjeneratë e politikanëve që është e re dhe do të duhej të ishte shumë ambicioze dhe kanë ambicie për të marrë fatin e shtetit në duar ata duhej që ambiciet të realizojnë më punë të madhe pa kursyer”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje ka garuar në zgjedhjet në Shqipëri me tre kandidatët e saj.

Boiken Abazi, Iljaz Shehu, si dhe Kreshnik Merxhani ishin kandidat për deputetë të LVV-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera