Lajme

Albin Kurti mori dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 07 June 2021

Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, sot ka vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës.

Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë. Dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca e mori edhe kryeministri Albin Kurti.

-Advertisement-

“Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera