Albin Kurti me videoadresim për serbët e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
13:29 | 21 June 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një video mesazhi, u është adresuar qytetarëve serb te vendit.
Kurti ka përshkruar situatën aktuale në vend, duke përmendur edhe nevojën për qetësi dhe shpalim të demokracisë, ashtu siç është edhe shteti demokratik.
Sipas kryeministrit, qeveria e Beogradit synon të kthehet në kohë, atëherë kur Kosova nuk kishte pavarësinë.
“Me sa duket, qeveria në Beograd është e kërkuar me makinën e kohës. Ndonjëherë duan të kthehen në kohën para qershorit 1999 kur ne u liruam, ndonjëherë para shkurtit 2008, kur shpallëm pavarësinë, herë para shkurtit të këtij viti kur presidenti i Serbisë Vuçiq pranoi Marrëveshjen e Brukselit dhe, siç e keni dëgjuar vetë, ndonjëherë duan të kthehen në makinën e kohës para dhjetorit 2001 kur unë dola nga burgjet serbe” ka thënë mes të tjerash kryeministri.
Ai shtoi se nuk është për luftë.
“Aleksandar Vuçiq sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për të humbur një luftë tjetër. Në të njëjtën kohë, ai është garancia juaj që vitet ’90 nuk do të bëhen të kaluara. Unë nuk jam për luftë. Unë jam kundër luftës. Unë jam socialdemokrat. Kam vuajtur gjatë luftës, kam qenë rob lufte për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ai duket se ka vetëm kujtime të mira nga lufta dhe ndjenja të tilla, sepse edhe atëherë ishte në pushtet si ministër i Millosheviqit, dhe ndryshe nga sot, ai kishte pushtet edhe pa detyrime sepse Millosheviqi mbante të gjithë përgjegjësinë.”
Kurti përmendi edhe zhvillimet që do të qojnë përpara jetesën e mirë të qytetarëve, përfshirë edhe atyre serbë.
Më poshtë është adresimi i plotë i tij:

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...


































