Lajme

Albin Kurti me gjysmën e kabinetit qeveritar nesër në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 06 December 2021

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri i Albin Kurti nesër do të qëndrojë në Bruksel, për të zhvilluar mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (KSA).

“Me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin e Lartë të saj për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrel dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi do të diskutohet mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Republikës në Kosovës në Bashkimin Evropian”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në delegacionin që e kryeson Kurti, janë përfshirë zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, si dhe disa nga udhëheqësit e dikastereve.

-Advertisement-

“Delegacioni i plotë i kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja e dytë dhe njëherish ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera