Fokus

Albin Kurti me 20 zëvendësministra, për 25 ditë qeverisje

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 15 April 2021

Për 25 ditë qeverisje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar 20 zëvendësministra në ministritë që udhëheqë partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta inFokus.

Njëzet të emëruarit janë shpërndarë në 15 ministri, sa i ka gjithsej Qeveria e Kosovës. Numri i tyre është për 5 më i madh se numri i përgjithshëm i dikastereve qeveritare.

Shifër alarmante: 17 persona humbin jetën nga COVID-19

-Advertisement-

Gazeta Infokus duke u bazuar në vendimet të publikuara të qeverisë ka gjetur se më së shumti në radhët e atyre që do t’i zëvendësojnë ministrat janë burra.

Nga 21 zëvendësministra që kanë pranuar detyrën vetëm 4 prej tyre janë gra.

Në vazhdim mund të gjeni listën e plotë me zëvendësministrat e secilës ministri:

  1. Hysen Durmishi, Zv. Ministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
  2. Blerim Sallahu, Zv. Ministër në Ministrinë e Drejtësisë
  3. Ilir Kapiti, Zv, Ministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve
  4. Getoar Mjeku, Zv. Ministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
  5. Nita Shala, Zv. Ministre në Ministrinë e Mbrojtjes
  6. Gazmend Salijevic, Zv. Ministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim
  7. Avdulah Djesevic, Zv. Ministër në Ministrinë e Pushtetit Lokal
  8. Sejnur Veshall, Zv. Ministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
  9. Adnan Redzeplar, Zv. Ministër në Ministrinë e Mbrojtjes
  10. Almir Veliji, Zv. Ministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal
  11. Shemsi Syla, Zv. Ministër në Ministrinë e Mbrojtjes
  12. Dukagjin Pupovci, Zv. Ministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjise dhe Inovacionit
  13. Linda Çavdarbasha, Zv. Ministre në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
  14. Imri Demelezi, Zv. Ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
  15. Qazim Rrahmani, zv. ministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve
  16. Resul Makreshi, Zv. ministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve
  17. Daulina Osmani, Zv. Ministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
  18. Dafina Gexha, Zv, ministre në Ministrinë e Shëndetësisë
  19. Kreshnik Ahmeti, Zv. Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Diasporës
  20. Bardhyl Dobra, Zv. ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera