Lajme

Albin Kurti mbledh ministrat pas iftarit

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 30 April 2021

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, menjëherë pas iftarit do t’i mbledh ministrat e tij për të diskutuar për pikat e rendit të ditës.

Përmes një komunikatë për media është bërë e ditur se mbledhja do të mbahet në 20:30.

-Advertisement-

Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

Pika e parë ka të bëj më shqyrtimin e Projekt-rregullores për Përcaktimin e Procedurës për Pranimin dhe Trajtimin e Rasteve të Sinjalizimit (MD).

Pika e dytë do të jetë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, ndaj 35 zyrtarëve dhe 2 entiteteve të Mianmarit/Birmanisë, të përfshirë në abuzime dhe shkelje të rënda, të të drejtave të njeriut, në Mianmar/Birmani.

Ndërsa pika e tretë do të jetë shqyrtimi i raportit tremujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për periudhën 1 janar-31 mars 2021. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera