Lajme

Albin Kurti mandatar për të krijuar Qeverinë – Glauk Konjufca nis mbledhjen e parë të kryesisë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 20 January 2020

Mëngjesin e së hënës, Vetëvendosje propozoi Albin Kurtin si mandatar për të krijuar Qeverinë e re.

E po këtë ditë, edhe numri dy i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, për herë të parë mblodhi kryesinë e Kuvendit, shkruan gazeta inFokus.

Rendi i ditës i kësaj mbledhie parashikon shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore – SEECP.

-Advertisement-

Poashtu rend dite është edhe caktimi i delegacionit për përfaqaësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe shqyrtimi i propozimeve e i kërkesave, shkruan gazeta inFokus.

E po kjo detyrë, e kryekuvendarit, ishte edhe kërkesa kryesore e ditëve të fundit e LDK-së, për të bërë marrëveshjen, e cila ende nuk është arritë.

Partia e Isa Mustafës në mënyrë që të hyjnë në koalicion me atë të Albin Kurtit kanë kërkuar që Konjufca të largohet nga kjo pozitë të cilën synojnë ta marrin për vete./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera